Qyteti mbulohet nga një kupolë xhami, frikë nga parashikimi i frikshëm i “Simpsons”

  • A.P /
  • 28 December 2020 - 07:38
Qyteti mbulohet nga një kupolë xhami, frikë nga parashikimi i frikshëm i “Simpsons”

Seriali i njohur “Simpsons” është i njohur veç të tjerash edhe për një sërë parashikimesh për ngjarje të rëndësishme botërore.

E ndërkohë fansat e serialit po flasin se aty është parashikuar edhe një tjetër ngjarje.

Bëhet fjalë për episodin ku një kupolë e madhe xhami mbulon qytetin Springfield, për t’i mbrojtur ata nga ndotja.

Dhe sipas fansave, kjo ngjason me masat kufizuese të vendosura në Mbretërinë e Bashkuar.

Episodi është transmetuar në vitin 2007, ndërsa videoja ka filluar të shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale, duke e krahasuar me situatën në të cilën ndodhet tashmë Britani e Madhe.

(Kosova Sot Online)