Të vegjlit e politikës rrezikojnë të shuhen në zgjedhjet e radhës, formula e shpëtimit në koalicionin me të mëdhenjtë

Të vegjlit e politikës  rrezikojnë të shuhen në zgjedhjet e radhës, formula e shpëtimit në koalicionin me të mëdhenjtë
Të vegjlit e politikës  rrezikojnë të shuhen në zgjedhjet e radhës, formula e shpëtimit në koalicionin me të mëdhenjtë

Blerim Burjani

  • 28 December 2020 - 07:09

Shkruan: Blerim Burjani

Partitë e vogla aktuale, duhet patjetër të hyjnë në listën e ndonjë partie të madhe, nëse pranojnë partitë e mëdha. Demokracia në vend se të udhëhiqet nga partitë e mëdha udhëhiqet nga partitë e vogla me shumë probleme, siç ishte rasti i AAK-së që kishte marr pozitën e kryeministrit dy herë me radhë, pastaj AKR-ja që kishte marr tre ministri me dy deputet a tre, pra ky sistem i mbrapsht është shumë problematik, dhe nuk mundë të ketë stabilitet në shtet dhe në qeverisje pa ndryshimin e këtij sistemi.

Partitë e vogla nuk dihet se a do të mbeten në skenën politike , AKR dhe NISMA kanë probleme serioze, edhe AAK mundë të reduktohet , këto parti politike kanë përfituar shumë nga sistemi proporcional ekzistues, dhe ky sistem e ka shkatërruar idenë e qeverisjes normale në shtet. Ky sistem ka humbur përgjegjësinë funksionale të shteti dhe ka shkaktuar kaos të madh në qeverisje. Deri më tash e kanë përbërë gjithmonë katër subjektet të shumicës së qytetarëve dhe dy parti nga pakicat , një pakicë kryesore si ajo serbe dhe pakicat tjera. Problemi kryesor është te reforma elektorale që duhet të ndryshoj këtë sistem. Ky sistem nuk ka asnjë gjasë të ndryshoj me këtë përbërje të kuvendit , ku asnjëherë nuk e ka shumicën askush e as 50 + , pra ka probleme të theksuara që dalin nga ky sistem i mbrapshtë.

Ideja e përfitimit në këtë sistem dhe fshehja e përgjegjësisë është e madhe , në këtë sistem humb përgjegjësia gjithmonë, qeveritë shumë heterogjene prej shumë partive nuk i përgjigjen asnjëherë kryeministrit por vetëm partisë së tyre, nëse vepron ndryshe kryeministri atëherë prishte qeveria siç ishte rasti i prishjes së Qeverisë VV dhe LDK, kur u largua ministri i MPB-së. Pra këtu është problemi kryesor se nuk funksion asnjëherë si duhet shteti me këtë sistem zgjedhor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".