Sekreti i mumies tibetane

  • E.K /
  • 02 January 2021 - 12:33
Sekreti i mumies tibetane

Nga fundi i viteve 1970, pas një tërmeti, banorët e një fshati të vogël, lart në malet e Tibetit, gjetën një varr prej guri, e në të mumien e një murgu tibetan, për të cilën mendohet se është e vjetër 5 shekuj. Shkencëtarët edhe sot e kësaj dite nuk e kanë të qartë si ka mundur të ruhet kjo kufomë, pa u balsamosur, edhe atë në një varr të improvizuar.

Për banorët lokalë, kjo mumie është e shenjtë, kurse për shkencëtarët, mister, meqë është gjetur në pozitën joga: gjunjët janë të mbështetur për gjoksi, me një shirit të mbështjellë rreth qafe. Ajo që habit më së shumti, ka të bëjë me faktin se lëkura, bile edhe flokët e mumies, janë tërësisht të ruajtura. Kjo pozitë e meditimit paraqet më të vështirën të mundshme. Budistët që e praktikojnë atë, me fuqinë e mendjes, mund të vdesin kur të duan. Sikur të lëvizë, personi ngufatet me shiritin e lidhur. Meqë te mumia e gjetur nuk ka ngufatje, mendohet se ai ka vdekur me vdekje natyrore.

(Kosova Sot Online)