Ky vend bëhet gati të eksplorojë planetin Mars

  • E.K /
  • 04 January 2021 - 08:22
Ky vend bëhet gati të eksplorojë planetin Mars

Sonda kineze “Tianwen-1” udhëtoi më shumë se 400 milionë kilometra deri në orën 06:00 të së dielës dhe pritet të hyjë në orbitën e Marsit gjatë muajit tjetër.

Kur sonda arrin afër Marsit, do të jetë rreth 190 milion kilometra larg Tokës . Kina nisi “Tianwen-1’’,më 23 korrik, duke filluar misionin e pavarur të eksplorimit planetar.

Sonda ka fluturuar në hapësirë për 163 ditë dhe aktualisht është rreth 130 milionë kilometra nga Toka dhe rreth 8.3 milionë kilometra larg nga Marsi.

Zëvendëskomandanti i projektit në Akademinë Kineze të Teknologjisë Hapësinore, shpjegoi rrugën e fluturimit

“Sonda po fluturon më shpejt, madje edhe më shpejt kur del nga ndikimi i gravitetit heliocentrik. Aktualisht, shpejtësia në thelb është e qëndrueshme në rreth 22 kilometra (në sekondë) (në raport me Tokën)”, u shpreh Li Zhencai, zëvendëskomandati i projektit.

Ndërsa sonda po ndjek planetin e kuq në hapësirë, Marsi dhe Toka janë duke lëvizur rreth diellit njëkohësisht, dhe distanca që sonda në të vërtetë udhëton është më larg se distanca e saj në vijë të drejtë me Tokën.

(Kosova Sot Online)