Për statusin e Kosovës nuk ka dialog sepse ka folur Amerika, Miroslav Lajçak është vetëm një argat i dobët në shërbim të BE-së

Për statusin e Kosovës nuk ka  dialog sepse ka folur Amerika, Miroslav Lajçak është vetëm një argat i dobët në shërbim të BE-së
Për statusin e Kosovës nuk ka  dialog sepse ka folur Amerika, Miroslav Lajçak është vetëm një argat i dobët në shërbim të BE-së

Rexhep Shahu

  • 02 janar 2021 - 08:47

Shkruan: Rexhep Shahu

Dihet se Amerika që ka bërë luftë për Kosovën nuk do të toleroj assesi të dëmtohet Kosova. Kosovën mundë ta dëmtojnë vetëm shqiptarët, politikanët shqiptar internacionalistë, enveristë, marksistë, frikacakë, me fije të lidhura në Beograd. Sa i përket njohjes nga Serbia as e kam pritur as e pres edhe shumë kohe sepse janë këta politikanë që janë në pushtet në Serbi që kanë luftuar me armë në dorë për ta mbajt Kosovën dhe nuk e mbajtën dot ndaj këta politikanë aktual serb nuk besoj se e njohin Kosovën.

-Deklarimi i Lajçakut se do të diskutohet statusi i Kosovës në kuadër të bisedimeve, besoj se është lajm shumë i keq, pasi statusi i Kosovës asnjëherë nuk është vënë në diskutim nga vendet që e kanë njohur Kosovën shtet veç Serbisë. Nuk besoj se fati i Kosovës do të bjer në dorë te Lajçakut sepse fati i saj është vendose nga gjaku i derdhur i shqiptarëve dhe nga lufta e amerikaneve dhe evropianëve. Serbia është dëbuar prej Kosove me luftë, me armë dhe nuk ka shanse që askush në këtë tokë as Lajçak e askush, ta sjellë Serbinë në Kosovë apo ta fus Kosovën në Serbi.

Lajçaku mbase donë punë dhe i duhet të ketë tensione gjatë në rajonin e shqiptarëve por fati i Kosovës është përtej fuqisë së Lajçakut dhe nëpunësve rrogëtar të BE-së. Unë do ta besoja se asnjë qeveri shqiptare nuk do të duhet të pranoj bisedime për statusin. Sado kulaç a kërbaç të veproj ndaj saj. Me Serbinë Kosova mundë të jetojë përjetësisht si fqinjë pa u njohur e pranuar prej saj. Kosova nuk duhet të pres të jetojë me e prej Serbisë dhe as marrëdhëniet nuk ka pse ti mbaj të adresuara me të. Kosova i ka të gjitha rrugët e shtigjet të hapura.Nëse ka politikanë që nostalgjia i mbanë lidhur me Beogradin, ato politikanë duhen ngushëlluar. Unë nuk besoj se do të ketë qeveri shqiptare që toleron këto bisedime. Besoj se nëse qeveria bëhet nga parti e individ që nuk janë të pickuar nga Beogradi ose nuk janë të pickuar apo peng të veseve të tyre, nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".