Ekspertët kanë vënë re një zemër në të djathtë të engjëllit

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 15:03
Ekspertët kanë vënë re një zemër në të djathtë të engjëllit

Agjencia Europiane e Hapësirës ka pikasur në sipërfaqen e Marsit një figurë misterioze. Shkencëtarët e kanë vërejtur këtë figurë në Polin e Jugut të Planetit të Kuq dhe duket si një engjëll.

Kërkuesit ishin të lumtur ku vunë re këtë pamje të këtij formacioni që kishte marrë formën e një aureole dhe dy krahëve.

Gjithashtu ekspertët kanë vënë re një zemër në të djathtë të engjëllit.

“Koka dhe aureola formohen si pasojë e një krateri”, tha Agjencia Europiane.

Shkencëtarët mendojnë se ajo është krijuar si pasojë e erërave dhe pluhurave që krijohen në atmosferë. Planeti i Kuq njihet për sipërfaqen e tij me gunga për shkak të kratereve dhe nuk është hera e parë që ekspertët pikasin objekte misterioze.

(Kosova Sot Online)