Midis një fantazme dhe një shpirti ka ndryshime

  • A.P /
  • 16 February 2021 - 15:30
Midis një fantazme dhe një shpirti ka ndryshime

Le të fillojmë me vetë vdekjen. Kjo është një temë depresive, e cila nuk pëlqehen nga askush. Vdekja është fundi i gjithçkaje që ne duam dhe njohim. Ne rëndom nuk kemi kohë për ta planifikuar vdekjen. Ajo thjesht vjen. Përgjatë viteve kemi mësuar shumëçka nga njerëzit që kanë përjetuar përvoja "afër vdekjes". Shumica prej tyre kanë parë një dritë të bardhë, që iu afrohej. Brenda saj ishte një tunel i gjatë, i mbushur me miq dhe persona të dashur, të cilët tanimë kanë vdekur. Parajsa Nëse i përcillnin të dashurit e tyre nëpërmes dritës së bardhë, ata shkonin në Planin Astral, që nga shumëkush quhet parajsë.

Në këtë vend, të sapovdekurit takohen me udhëheqësit shpirtërorë dhe me rojet e tyre, të cilët ua analizojnë jetën. Më pas vjen një etapë tjetër, e cila ka për qëllim që t'iu ndihmojë atyre që të evoluojnë në një nivel më të lartë. Eventualisht, ata vendosin që të reinkarnohen dhe të kthehen sërish në Tokë. Pasi që të keni kaluar nëpër etapën e analizës së jetës tuaj, ju mund të ktheheni në Tokë, për t'i vizituar të dashurit tuaj. Shumica prej tyre nuk do ta hetojnë prezencën tuaj, por disa të tjerë, e hetojnë. Nëse kjo do të ndodhë me ju, ju atëherë do të bëheni shpirt. Çka janë fantazmat? Le të kthehemi te drita e bardhë. Paramendoni për një moment sikur keni vdekur, por jeni ndalur, keni hezituar te drita e bardhë. Mund të keni arsye të shumta që të mos dëshironi të hyni në këtë dritë.

Mund të mos doni ta lini prapa familjen tuaj, apo mund të doni të prisni derisa të zgjidhet misteri i vrasjes tuaj. Sido që të jetë, juve ju ikë mundësia që të kaloni nëpër dritën e bardhë. Tani mbeteni të ngujuar aty. I keni problemet e njëjta si derisa ishit gjallë, përpos që nuk e keni një ekzistencë fizike - një trup. Thjesht fluturoni vërdallë, të zemëruar pse askush nuk mund t'ju shohë dhe të komunikojë me ju. Kjo do të mund të quhej një fantazmë. Fantazmat nuk kanë përjetuar asnjë intervenim hyjnor. Gjëja më e keqe është se disa nga fantazmat mund të jenë shpirtliga. Për këtë shkak, kur herën tjetër ta përdorni gabimisht fjalën "fantazmë" në vend të fjalës "shpirt", menjëherë do t'ju kujtohen dallimet. Nëse nuk keni asgjë kundër që gjyshja juaj e ndjerë të jetë në të njëjtin grup me Jack Rrjepësin (Jack the Ripper), atëherë me të vërtetë nuk do të donim t'ju takonim në ndonjë dhomë të errët, pasi që të keni vdekur, meqë kjo do t'ju bënte fantazmë, bile një fantazmë tepër të keqe.

(Kosova Sot Online)