Studimi i fundit tregon se si u zhdukën dinozaurët

  • E.K /
  • 16 February 2021 - 08:26
Studimi i fundit tregon se si u zhdukën dinozaurët

Nuk ka qenë një asteroid por një kometë ajo që ka shkaktuar zhdukjen e dinozaurëve.

Kjo rezulton pas simulimeve të kryera së fundmi nga universiteti amerikan i Harvardit, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën Scientific Reports.

Një fragment e këtij trupi qiellor mund të jetë përplasur mbi tokë rreth 65 milionë vite më parë. Gjurmë të përplasjes mund të shihen në kraterin Chicxulub, nën gadishullin e Yucatan-it në Meksikë.

Sipas autorëve të studimit, kometa është krijuar nga sfera e mbetjeve në pjesët e largëta të sistemit diellor, resë Oort, djep i kometave.

Trupi qiellor është shtyrë jashtë trajektores nga fusha gravitacionale e Jupiterit gjatë orbitës së tij dhe i është drejtuar diellit, tërheqja gravitacionale e të cilit më pas e ka copëtuar.

“Praktikisht, Jupiteri ka vepruar si një lloj shtytësi, duke shtyrë një kometë që do më shumë se 200 vite të rrotullohet rreth diellit, në orbitën më të afërt të yllit tonë. Duke iu afruar shumë diellit, trupi qiellor është fragmentarizuar në kometa më të vogla, që me gjasë kanë goditur edhe Tokën”, thonë shkencëtarët.

Konfirmimi i këtij simulimi mund të vijë pas analizave të reja të përbërjes kimike të kratereve të përplasjes në Tokë.

(Kosova Sot Online)