Nxënëset thonë ta kenë parë një shpirt

  • A.P /
  • 18 February 2021 - 15:30
Nxënëset thonë ta kenë parë një shpirt

Për rreth 200 vjet për të ishte thënë se kishte pushtuar korridoret e gjykatës "Hampton". Por tani shpirti i së famshmes, Zonjë të Hirtë (Grey Lady) përfundimisht mund të jetë incizuar me kamerë edhe atë nga një nxënëse me "iPhone"-n e saj. Holly Hampsheir, 12 vjeçe, mendonte se ishte duke bërë një foto të rëndomtë të kushërirës së saj, Brook McGee, po ashtu 12 vjeçe, gjatë qëndrimit në atë ndërtesë të shekullit XVI.

Por, më pas ajo pa se kishte fotografuar shpirtin e zonjës Sybil Penn. Me flokë të zeza dhe me fustan të gjatë e të zi, kjo fantazmë duket mjaft reale në fotografi. Vajzat mbetën të tmerruara kur panë se çka kishin fotografuar. Brook McGee, nga Hornchurch, Havering, ka deklaruar për revistën "Sun" se kishte mbetur e tmerruar kur kishte shikuar fotot. "Nuk kisha vërejtur asgjë me sytë e mi", thotë ajo. "Njerëzit thonë se dhoma bëhet më e ftohtë kur paraqiten shpirtrat, por ne nuk kishim hetuar asgjë. Që kur i kemi shikuar fotot, nuk kemi bërë gjumë si duhet", përfundon ajo. Sybil Penn kishte vdekur në vitin 1562 nga lija e ujit.

(Kosova Sot Online)