A është punuar kjo vidhë nga jashtëtokësorët?

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 09:33
A është punuar kjo vidhë nga jashtëtokësorët?

Një objekt, që duket sikur një vidhë e fiksuar brenda një guri, ka marrë vëmendje të madhe që prej kohës kur është zbuluar në vitet e 1990-a, duke ngjallur kështu shumë debate në lidhje me atë se çka është ajo në të vërtetë.

Hulumtuesit rusë besojnë që objekti i pazakontë është 300 milionë vjet i vjetër, duke bërë që disa njerëz të besojnë në ekzistencën e një civilizimi të humbur njerëzor, apo edhe në aktivitetin e jashtëtokësorëve. Megjithatë, ka pasur edhe të atillë që kanë pretenduar që objekti në fjalë nuk është vidhë, është vetëm një krijesë detare e fosilizuar. Gjithsesi, debati mbi origjinën e objektit në fjalë është duke vazhduar ende. 


(Kosova Sot Online)