Incizohet një UFO trekëndëshe mbi Misisipi

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 15:30
Incizohet një UFO trekëndëshe mbi Misisipi

Derisa disa pjesë të Misisipit aktualisht janë të mbuluara me dëborë, një grua pohon të ketë parë diçka që nuk mund të konsiderohet pjesë e dimrit. Hetuesja paranormale Angela Ashton beson se kishte parë një UFO. Ajo tregon se menjëherë kishte dalë jashtë, për të bërë fotografi të atij objekti. Ashton thotë se UFO-ja, të paktën, ishte sa një fushë futbolli. Sipas raportit të saj, ajo ishte e shtrirë në shtrat, kur kishte parë një dritë të fortë, të bardhë nëpër dritaren e madhe të dhomës së saj të gjumit. Ajo tregon se UFO-ja fluturonte pa bërë zhurmë.

Ajo kishte dalë jashtë që ta incizonte, por më pas nuk mundej më të rrinte aty, për shkak të të ftohtit. Kur kishte hyrë brenda, ajo kishte parë se objekti në fjalë më pas ishte ngritur lart dhe ishte zhdukur. Kjo vëzhguese 15 vjeçare e UFO-ve thotë se edhe më parë kishte parë gjëra të cilat nuk mund t'i shpjegonte, por se ky është rasti i parë që ia vlen të raportohet.

(Kosova Sot Online)