Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh në Rrugën e Qumështit

  • E.K /
  • 26 shkurt 2021 - 13:34
Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh në Rrugën e Qumështit

Toka, Venera dhe Marsi mund të jenë formuar nga grimca të vogla akulli. Ato janë midis miliona ‘planetëve ujorë’ në Rrugën e Qumështit ku mund të ketë edhe alienë, thanë shkencëtarët në Danimarkë, duke u bazuar në një studim të fundit.

Studiuesit krijuan modele kompjuterike për të parë nëse planetët mund të formohen nga blloqe akulli. Ata besojnë se këto blloqe të vogla akulli dhe karboni udhëtojnë nga gjigandët e gazit dhe gradualisht u bashkuan për të formuar planetët tokësorë, përfshirë Tokën.

Kjo bie ndesh me teoritë që uji në Tokë mbërriti nga një kometë, ndërsa studimi i fundit tregon se uji ishte në planetin tonë që nga fillimi. Rruga e Qumështit mund të jetë plot me botë shkëmbore të mbuluara me oqeane uji dhe kontinente të ngjashme me Tokën – duke rritur mundësinë që galaktika të mbushet me jetë aliene, pretendon studimi.

Të gjithë planetët shkëmborë brenda galaktikës mund të kenë të njëjtat blloqe ndërtimi si Toka, duke u formuar fillimisht nga grimca të vogla akulli dhe karboni, sipas studiuesve nga Instituti GLOBE në Universitetin e Kopenhagës.

Që një planet të ketë jetë – siç dimë deri tani – uji i lëngshëm duhet të jetë i pranishëm, ndërsa teoritë aktuale sugjerojnë se ai mbërriti në Tokë rastësisht nga një kometë e largët e akullt.

Tani, shkencëtarët danezë thonë se uji ishte aty që në fillim, dhe e njëjta gjë vlen për Venusin dhe Marsin. Të dy këta planetë mund të kenë pasur ujë sipërfaqësor në të kaluarën e largët. Duke përdorur një model kompjuteri, Anders Johansen dhe ekipi i tij llogaritën që një planet rreth një ylli të ri mund të fillojë të formohet nga pjesë akulli pas rreth 5 milion vjetësh.

Studimi tregon se ishin grimca pluhuri – të cilat dihet se rrotullohen rreth të gjithë yjeve të rinj në Rrugën e Qumështit – që 4.5 miliardë vjet më parë u akredituan në formimin e asaj që më vonë do të krinonte Tokën. Toka arriti 60% të masës së saj aktuale në rreth pesë milion vjet pasi disku protoplanetar filloi të shpërndahej.

Modeli është një alternativë ndaj teorisë kryesore që thotë se përplasjet nga embrionet planetare çuan në planete me madhësi të plotë që njohim sot. Akulli filloi të avullojë gjatë zbritjes në sipërfaqe ndërsa u rritën temperaturat – kështu që, sot, vetëm 0,1% e planetit përbëhet nga uji, edhe pse 70% e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga uji, shpjeguan autorët.

(Kosova Sot Online)