Shkencëtarët thonë se njerëzit nuk janë tokësorë!

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 14:58
Shkencëtarët thonë se njerëzit nuk janë tokësorë!

Origjina e jetës në Tokë ka qenë temë e debateve të nxehta që nga kohët antike. Por, tema rreth origjinës së njeriut është edhe më interesante. Si u bë që ne të jemi krijesa më inteligjente në planet? Teoria e evolucionit, apo thënë vrazhdët, krijimi i njeriut nga majmuni, tani ka gjithnjë e më pak mbështetës. Libri i ri Kështu, një libër i ri, i shkruar nga ekologu amerikan, Dr. Ellis Silver, mban titullin "Humans are not from Earth", apo në shqip, Njerëzit nuk janë nga Toka. Autori në fjalë thotë se njerëzit, për dallim nga krijesat e tjera, mund të kenë ardhur nga jashtë Tokës. Silver ofron dëshmi duke u bazuar në fiziologjinë e njeriut. Ai thotë se njeriu është sjellë në Tokë nga jashtëtokësorët, me dhjetëra mijëra vjet më parë. Silver insiston se libri i tij bazohet në fakte shkencore, duke pasur parasysh dallimin midis njerëzve dhe kafshëve të tjera.

"Toka përafërsisht i plotëson nevojat tona si specie, por ndoshta jo deri në atë masë sa që kishin menduar ata që na sollën këtu", ka thënë Silver në një intervistë. Sëmundjet si dëshmi Silver thotë se disa sëmundje kronike të njeriut, sikur që është p.sh. dhembja e shpinës, flasin se njeriu mund ta ketë origjinën nga ndonjë planet me gravitacion më të ulët. Më pas, Silver vë në pah edhe faktin se njerëzit kanë 223 ekstra gjene, të cilat nuk gjenden te asnjë specie tjetër. Ai mendon se edhe fakti që njerëzit vuajnë nga shumë sëmundje, ku është e pamundur që të gjendet një njeri 100% i shëndoshë, është dëshmi se njerëzit e kanë të vështirë të përshtaten për jetë në Tokë.

Ekspertët kanë konstatuar se organizmi ynë është programuar ashtu që të përshtatet me një ditë që zgjat 25 orë, e jo 24, sa zgjat dita e Tokës. Shkencëtarë tjerë thonë se, duke analizuar ADN-në e njeriut, vihet në përfundim se ne jemi një specie e programuar.

Kur jemi sjellë në Tokë

Ata thonë se shumë njerëz, të paktën një herë në jetën e tyre, janë ndier sikur nuk janë nga këtu dhe se këtu, diçka, nuk është krejt në rregull. "Teza ime", thotë Silver "nënkupton se njerëzit janë sjellë në Tokë si qenie të evoluuara midis 60,000 dhe 200,000 vite më parë". Debati rreth origjinës njerëzore është intensifikuar gjatë viteve të fundit. Simulimet kompjuterike në Laboratorin kombëtar "Lawrence Livermore" në SHBA, kanë konstatuar se aminoacidet, blloqet ndërtuese të qenieve të gjalla, mund të kenë mbërritur në Tokë me anë të kometave, apo meteorëve, gjë që sugjeron se mund të ketë jetë edhe në planetët e tjerë, apo në satelitët e tyre natyrorë.

(Kosova Sot Online)