Brenda dhjetë vjetësh do të ringjallen dinozaurët?

  • A.P /
  • 08 March 2021 - 14:57
Brenda dhjetë vjetësh do të ringjallen dinozaurët?

Një paleontolog, i cili ka punuar në serinë "Jurassic World", beson se, së shpejti, do të paraqiten dinozaurët e vërtetë. James Horner, i cili kishte shërbyer si këshilltar teknik për tërë filmat "Jurassic Park" dhe ishte burim i frymëzimit për personazhin Dr. Alan Grant, ka sugjeruar se rikthimi i dinozaurëve në jetë mund të jetë e mundur brenda dhjetë vjetësh.

Ai nuk shpreson që kjo të bëhet duke përdorë ADN-në e ruajtur në qelibar, sikur që ndodh në film, por thotë se çelës i ringjalljes së dinozaurëve janë shpezët. "Pulat dhe të gjitha shpezët përmbajnë sasi më të mëdha të ADN-së së dinozaurëve, sesa që do të gjejmë ndonjëherë në fosile", thotë ai. Muajin e kaluar shkencëtarët bënë me dije se ia kishin dalë që ta kthenin një pulë në një krijesë me turinj si të dinozaurit.

(Kosova Sot Online)