NASA: Një asteroid i madh do të kalojë më afër Tokës me këtë datë

  • E.K /
  • 13 March 2021 - 09:57
 NASA: Një asteroid i madh do të kalojë më afër Tokës me këtë datë

Një asteroid i gjerë prej 900 metrave do të kalojë afër Tokës më 21 mars, njoftoi agjencia amerikane e hapësirës, NASA.

I quajtur 2001 FO32, asteroidi do ta arrijë pikën më të afërt me Tokën në një distancë prej dy milionë kilometrave, sipas laboratorit të NASA-s që menaxhohet nga Instituti i Kalifornisë për Teknologji.

Sidoqoftë, kjo distancë është mbi pesë herë më e madhe se largësia mes Tokës dhe Hënës dhe nuk ka rrezik që asteroidi të përplaset në planetin tonë. Megjithatë, ky afrim do t’u mundësojë astronomëve që ta shfrytëzojnë mundësinë për ta vëzhguar objektin që është formuar në fillim të krijimit të sistemit tonë diellor.

“Nuk ka gjasa që asteroidi t’i ofrohet Tokës më shumë se 1.25 milion milje”, tha Paul Chodas, drejtor i Qendrës për Studime të Objekteve Afër Tokës, shkruan Anadolu.

Vlerësohet që ky asteroid do të kalojë “afër” Tokës me shpejtësi marramendëse prej 124.000 kilometrash në orë, që është shpejtësi më e lartë sesa shpejtësia e shumicës së asteroidëve që zakonisht kalojnë më afër planetit tonë.

(Kosova Sot Online)