Lexoni edhe:
Çka janë krijesat hije?
Planeti ynë ka një temperaturë të pabarabartë “trupore”. Një gjysmë e humbet nxehtësinë e saj të brendshme më shpejt se tjetra, vazhdimisht për 400 milionë vitet e fundit.
Humbja e pabarabartë e nxehtësisë është ndoshta trashëgimia e superkontinenteve të zhdukur prej kohësh, kur të gjitha masat e tokës u bashkuan në një dhe ndodheshin vetëm në njërën anë të planetit.
Çka janë krijesat hije?Lexoni edhe:
Pangea është emri për një superkontinent që ekzistonte gjatë Paleozoikut dhe Mesozoikut para se kontinentet të ndaheshin dhe të merrnin pamjen e tyre aktuale. Ajo u formua nga pjesët e hershme kontinentale përafërsisht 335 milionë vjet më parë dhe filloi të devijonte 175 milionë vjet më parë.
Ana Paqësore e planetit humbet nxehtësinë më shpejt
Brendësia e Tokës ftohet sepse humbet nxehtësinë më shpejt sesa prodhohet nga proceset e saj të brendshme. Humbja e nxehtësisë ndodh në sipërfaqe dhe ndodh në mënyrë të pabarabartë sepse kore të trasha të kontinenteve sigurojnë izolim të fortë ndërsa fundi i hollë i detit lejon transferim më të shpejtë të nxehtësisë.
Shkencëtarët në Universitetin e Oslos kanë përdorur modele të lëvizjes së kontinenteve dhe pllakave oqeanike gjatë 400 milionë viteve të fundit dhe rindërtuan historinë e humbjes së nxehtësisë nga brendësia e Tokës.
Ata vunë re se humbja e nxehtësisë në të kaluarën ishte mesatarisht 25% më e lartë se sot. Ata gjithashtu zbuluan se ana “Paqësor” e botës, domethënë, ajo që ndodhet në Paqësor, humbi nxehtësinë shumë më shpejt se ana “Afrikane”.
(Kosova Sot Online)