Gjendet kafka e dinosaurit “që shkakton frikë”

  • E.K /
  • 01 April 2021 - 09:36
 Gjendet kafka e dinosaurit “që shkakton frikë”

Shkencëtarët në jug të Argjentinës kanë gjetur një kafkë dinosauri të quajtur “ ai që shkakton frikë”.

Llukalkan Aliocranianus, dinosauri me brirë ishte rreth 5 metra i gjatë dhe lëvizte në Amerikën e Jugut 85 milionë vjet më parë.

Studiuesit gjetën në të njejtin vend edhe mbetje të një dinosauri tjetër mishngrënës, diçka që ata thanë se ishte e pazakontë.

Ashtu si Tyrannosaurus rex, dinosauri Llukalkan ishte me dy këmbë dhe me krahë shumë të shkurtër, por ishte i mesëm në krahasim me gjigantin T. rex.

Ai kishte gjithashtu brirë të shkurtër dhe gishtërinj të vegjël. Është vlerësuar se peshon midis 1 dhe 5 ton, pak më i lehtë se një elefant i rritur afrikan.

U bë e ditur se ky lloj dinasauri jetoi në tokë gjatë periudhës së Kretaceut, epoka e fundit para se dinosaurët të shuheshin.

(Kosova Sot Online)