Harrojeni, nuk ka liberalizim të vizave me këtë nivel të krimit dhe korrupsionit!

Harrojeni, nuk ka liberalizim të vizave me këtë nivel të krimit dhe korrupsionit!

Gani Qarri

  • 01 April 2021 - 07:43

Shkruan: ANALIST- Gani Qarri

Përderisa tash e mbi një dekadë, nga prokuroria e kapur dhe inekzistente heshtën rastet e vjetra kriminale, si vjedhja e një sasie të madhe të drogës, arit dhe parave të gatshme në dhomat e dëshmive, në qendrat kryesore të Policisë së Kosovës si në kryeqytetin e shtetit në Prishtinë dhe atë të qytetit të dytë më të madh në vend si Peja, që nga viti 2009 e këtej, pothuajse janë harruar, jo vetëm nga qytetarët por edhe nga vet sistemi i kapur gjyqësor dhe pothuajse inekzistent i shtetit, të dy këto institucione të dështuara, kanë filluar ta injorojnë të gjithë opinionin e gjerë, me raste dytësore.

-Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës dhe e ashtuquajtura Prokurori Speciale, kanë raportuar së fundi se kanë zhvilluar një aksionin policor, sipas tyre, të nisur në tetor të vitit të kaluar, me ç’rast bashkë me aksionin e ditës së mërkurë, të 24 marsit, numri i të arrestuarve paska arritur në mese 12-të persona, 3 në muajin tetor dhe 9 të tjerë, gjatë aksionit të fundit, pa përmendur fare rastet e vjedhjeve spektakolare brenda përbrenda vet qendrave kryesore të policisë së Kosovës Për aq më tepër, me këto aksione të nivelit të ulët, Drejtoria për Hetimin e Krimit, në mënyrë të qëllimshme bënë përpjekje tepër të zhurmshme kinse po bënë luftimin e krimit të organizuar, kur dihet mirë fakti se për gjithë këto vite, janë harruar tërësisht edhe milionerët mafioz që u pasuruan në mënyrë të paligjshme, deri me tenderët për memorialët dhe varrezat e dëshmorëve, listat e veteranëve të luftës, aferën Pronto, vjedhjet në dhomat e sigurisë në dy stacionet e qendrave kryesore të policisë së Kosovës, etj, etj, raste këto të shënjestruara edhe nga Bashkimi Evropian të cilat ende po e mbajnë peng Liberalizimin e Vizave vetëm për qytetarët e Kosovës.

Sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, mekanizmat e luftimit të krimit të organizuar me ndjekjen vetëm të rasteve të zakonshme të krimit ordiner dhe amnistimin në vazhdimësi të kokave kryesore të krimit të organizuar të politikës kriminale, tash e mbi 21 vite në vend, janë duke bërë më tepër lojëra dhe teatër të vazhdueshëm për argëtimin e kalamajve, tani kur nga Qeveria e re, pozitat e tyre rrezikohen seriozisht të reformohen, mu për shkak të mungesës së performancës, dhe mos luftimit të krimit të organizuar për dekada me radhë në vend.

Madje nga prokuroria e dështuar, për arsyetimin e mos punës shumëvjeçare, po bëhet zhurmë tepër e madhe pothuajse për asgjë, pasi që aksionet e tilla, tanimë duket hapur, se janë përpjekje shumë injoruese dhe tepër manipulative, për mbulesën e aferës së vjedhjeve, përveç atyre në dhomat e dëshmive në qendrat kryesore të policisë së Kosovës, tani edhe të arkës së shtetit dhe skandalit të fundit në Ministrinë e Bujqësisë, raste për të cilat nuk ka fare raportime dhe pikërisht ato, po tentohet të mbulohen me kamuflime, si kinse me aksione të reja kundër krimit të zakonshëm ordiner, të cilat edhe ligjërisht nuk janë me rëndësi të dorës, së parë dhe as për tu mbivlerësuar, siç po bëjnë kaq zhurmë qëllimshëm ata vet

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".