Re shpërthyese 9 kilometra nga vullkani Etna, mbyllet hapësira ajrore

  • E.K /
  • 01 April 2021 - 11:50
 Re shpërthyese 9 kilometra nga vullkani Etna, mbyllet hapësira ajrore

Hapësira ajrore përreth vullkanit Etna është mbyllur për shkak të emetimit të një reje shpërthyese mbi 9 km të lartë që del nga krateri Jug-Lindor, i vullkanit.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka lëshuar një paralajmërim të kuq.

Aeroporti ndërkombëtar i Catania mbetet funksional, por kompania e menaxhimit të aeroportit Vincenzo Bellini shpjegon se “për shkak të aktivitetit shpërthyes të Etnas, hapësira ajrore aktualisht është e bllokuar për trafik dhe asnjë fluturim, për këtë arsye, nuk do të mund të ulet ose të ngrihet “.

(Kosova Sot Online)