UFO, që u pa duke qëndruar vetëm 3 metra mbi tokë

  • A.P /
  • 07 April 2021 - 15:00
UFO, që u pa duke qëndruar vetëm 3 metra mbi tokë

Katër dëshmitarë nga Nju-Meksiko kanë raportuar për një UFO në formë katërkëndëshi, që është parë duke qëndruar pezull, vetëm tri metra mbi sipërfaqen e tokës. Në bazë të dëshmisë, që është etiketuar me kodin 'Rasti 68545', e që është dorëzuar në qendrën për raportimin e UFO-ve, tre familjarë dhe një mik i tyre e kanë parë një objekt duke lëvizur nga veriu drejt jugut, më 23 korrik të këtij viti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10.

"Ne kemi qenë duke u ngjitur në kodrën që gjendet afër shtëpisë sonë dhe papritmas e kemi vërejtur një objekt, që qëndronte 3-4 metra mbi kodër. Në fillim menduar që ishte aeroplan, mirëpo, meqë ishim aq afër, ne do të duhej të dëgjonim ndonjë zhurmë të tij. Objekti ka pasur dy drita vezulluese dhe, pasi që ka qëndruar për 2-3 minuta, është zhdukur përnjëherësh, gjë që nuk mund të ndodhë me ndonjë objekt tokësor", thuhet në dëshmi.

(Kosova Sot Online)