UFO-t shfaqen në qiellin e stuhishëm të Rusisë dhe SHBA-së

  • A.P /
  • 11 April 2021 - 09:15
UFO-t shfaqen në qiellin e stuhishëm të Rusisë dhe SHBA-së

Përveç vullkaneve dhe fabrikave nukleare, vendet e tjera, që duket se i tërheqin UFO-t, janë stuhitë, në veçanti ato me vetëtimë. Kjo gjë së fundmi është vërejtur edhe në tri lokacione të ndryshme të botës - Moskë, Illinoj dhe Dellauejr - ku janë parë UFO, fare pranë vetëtimave të stuhishme. Rasti i parë ka ndodhur në Moskë, kur më 27 korrik, gjatë një stuhie në Moskë, kur dëshmitarët kishin bërë të ditur që kishin parë një top të madh në qiell, që përgjatë gjithë kohës kishte qenë i palëvizshëm, deri në momentin kur ishte përpirë nga vetëtima.

Disa thonë që kjo mund të ketë qenë një lloj vetëtime e veçantë, megjithatë njerëzit të cilët i kanë publikuar videot dhe fotografitë mund të mos pajtohen me ta. Rasti tjetër ka ndodhur më 1 gusht të këtij viti, ku një çift e ka publikuar xhirimin e qiellit të stuhishëm, ku vërehet se si një objekt në formë ovale, që qëndronte pezull mbi qiell, goditet nga vetëtima. Sa i përket rastit të Illinojit ka pasur vetëm dëshmitarë, të cilët nuk kanë dërguar video apo fotografi. 


(Kosova Sot Online)