NASA ngre dronin në planetin Mars

  • E.K /
  • 19 prill 2021 - 13:27
 NASA ngre dronin në planetin Mars

Agjencia hapësinore NASA ka ngritur me sukses në fluturim në planetin Mars një dron apo helikopter të vogël. Ky është mjeti i parë i këtij lloji që fluturon në një tjetër planet.

Ky helikopter i vogël është dërguar në planetin e kuq përmes anijes kozmike të NASA-s, Perseverance, që u ul në Mars në muajin Shkurt 2020.

Droni ka një peshë prej 1.8 kilogramë dhe qëllimi i tij është të grumbullojë sa më shumë të dhëna rreth planetit të kuq.

Ekspertët thonë se fluturimi në Mars i një droni të tillë nuk është kaq e lehtë, por misioni dhe fluturimi i parë përfundoi me sukses.

(Kosova Sot Online)