A janë demonët të vërtetë?

  • E.K /
  • 24 April 2021 - 13:20
A janë demonët të vërtetë?

E lindur në vitin 1952, Anneliese Michel ishte rritur në një qytet të vogël gjerman, Klingenberg, Gjermani, në një familje të devotshme katolike. Por, në moshën 17 vjeçare ajo filloi të kishte dridhje. Përkundër mjekimit, ajo filloi të bëhej agresive, me ide vetëvrasëse. Ajo filloi ta shihte djallin dhe ta dëgjonte zërin e tij. Filloi të hante merimanga, qymyr, gozhda, lehte si qen dhe, bile, filloi edhe ta pinte urinën e vet.

Prindërit e saj ishin të bindur se ajo ishte pushtuar nga djajtë, prandaj priftërinjtë asaj i bënë 67 rite të ekzorcizmit. Por, a ishte ajo me të vërtetë e pushtuar nga djajtë? Apo, thënë më mirë, a ekzistojnë djajtë? Jo vetëm krishterimi, por edhe islamizmi e pranon mundësinë që djajtë të hyjnë në trupin e njerëzve. Shkenca, natyrisht, këtë e mohon, por ajo që shumë njerëz nuk e kanë parasysh, është fakti se shkenca është vetëm dija e kufizuar e njerëzve, pra ajo që sot nuk pranohet nga shkenca, nuk d.m.th. se nuk do të pranohet kurrë.

(Kosova Sot Online)