Familja gjen skeletin e një sirene? Ekspertët mbeten të hutuar

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 12:52
 Familja gjen skeletin e një sirene? Ekspertët mbeten të hutuar

Një grua është shtangur pasi zbuloi një “skelet sirene” në një plazh në Merseyside këtë javë. Kirsty Jones kishe dalë piknik me partnerin, fëmijët e tyre dhe një familje tjetër për 1 Qershorin buzë detit.

Duke ecur ata panë krijesën në rërë dhe u hutuan. Ata fotografuan skeletin në plazhin Hightown, e cila ishte njësoj si krijesa mitike e detit, sirena.

Kirsty tha për mediat e huaja: Ne e gjetëm këtë duke ecur përgjatë plazhit dhe me të vërtetë do të donim të dinim nëse dikush e di se çfarë është. Fjalët e mia për fëmijët e mi ishin: Kjo duket si një sirenë. Ajo kishte një bisht si të peshkut.

Autoritetet kanë mbetur po aq të hutuara sa familja dhe nuk janë në gjendje të identifikojnë me siguri se skeleti i cilës krijesë mund të jetë. 

(Kosova Sot Online)