UFO-ja shkakton tollovi në trafik

  • A.P /
  • 20 July 2021 - 14:44
UFO-ja shkakton tollovi në trafik

Kjo kishte ndodhur më 5 shtator të vitit 1968 në Madrid të Spanjës. Ishte ora gjashtë e mbrëmjes. Dielli sa s'kishte përfunduar kur në qiell u paraqit një objekt i paidentifikuar fluturues. Objekti i çuditshëm kishte formë sferike dhe mbeti statik dhe i ndriçuar.

Me kalimin e kohës, këmbësorët dhe shoferët e Madridit ishin ndalë për ta shikuar atë objekt, ku askush nuk e kishte idenë se çka mund të ishte ai. Nata filloi të binte, por njerëzit nuk mund ta largonin shikimin nga qielli. Disa thoshin se ai ishte balon, të tjerët satelit. Dikush thoshte se ai lëvizte, të tjerët thoshin se rrinte pa lëvizur. Dy orë pasi që ishte shfaqur, objekti i paidentifikuar u zhduk në drejtim të "Casa de Campo". Gati pa përjashtim, të gjithë thoshin se bëhej fjalë për UFO.


(Kosova Sot Online)