'Don’t Wait Up' vjen nga Shakira

  • A.P /
  • 19 July 2021 - 20:34
'Don’t Wait Up' vjen nga Shakira

Kënga e fundit e këngëtares kolumbiane, Shakira, e cila e mban titullin “Don’t Wait Up”, i ka kryesuar toplistat e kësaj jave si lansimi më i mirë i ri.

Adhuruesit e muzikës e kanë votuar këtë projekt në toplistën “Billboard”, duke e përzgjedhur këngën e re të superyllit latin si lansimin e tyte të preferuar të javës.

“Don’t Wait Up”, një bashkëprodhim i dyshes Shak dhe Ian Kirkpatrick, i fitoi 68 për qind të votave duke e mundur videoprojektin e ri të këngëtares Normani dhe reperes Cardi B me titull “Wild Side”, albumin e ri të muzikantit John Mayer, “Sob Rock”, albumin postmortum të reperit Pop Smoke, “Faith” dhe të tjerë.

Image

Kënga vjen një vit e disa muaj pas lansimit të këngës “Me Gusta”, një bashkëpunim ky mes Shakiras dhe reperit nga Puerto Rico, Anuel AA, dhe shtatë muaj pas bashkëpunimit me grupin “Black Eyed Peas”, që i kryesoi toplistat muzikore. Kënga titullohej “Girl Like Me”.

“Don’t Wait Up” po ashtu është kënga e parë në gjuhën angleze të cilën Sharika e ka lansuar nga viti 2017, kur i kishte publikuar hitet “When a Woman” dhe “What We Said”, që ishin pjesë e albumit të saj “El Dorado”.

“Më duhet ta them se po ndihem paksa në ankth, sepse kjo është kënga ime e parë në gjuhën angleze të cilën e kam publikuar për një kohë të gjatë. Kjo ngase së fundmi kam qenë më e fokusuar në këngët spanjolle. Por, kur mu prezantua kjo këngë, mendova se ishte koha e duhur për të sjell diçka të tillë. Është koha të këndoj sërish në gjuhën angleze. Jam shumë e lumtur dhe aktualisht po ndihem tejet e inspiruar”, ka deklaruar këngëtarja në një intervistë për radiostacionin “Apple Music 1”.

Në vendin e dytë të toplistës së këngëve më të mira të reja, gjendet projekti i dyshes, Normani dhe Cardi B, me titull “Wilde Side”. Kënga e cila vjen me tekst dhe videoklip mjaft eksplicit, arriti t’i marrë 19 për qind të votave të publikut për këtë javë.

Bashkëpunimi i cili i entuziazmoi fansat vjen një vit pasi ish-anëtarja e grupit “Fifth Harmony”, Normani, u shfaq duke vallëzuar në videoklipin e hitit “WAP” të rep artisteve, Cardi B dhe Megan Thee Stallion, këngë kjo e cila shënoi suksese të jashtëzakonshme në toplistën muzikore “Billboard”.

(Kosova Sot Online)