E pamundur: NASA zbulon një planet të mbushur me marihuanë?

  • A.P /
  • 23 July 2021 - 13:35
E pamundur: NASA zbulon një planet të mbushur me marihuanë?

Besuat apo jo, ka filluar që të qarkullojë lajmi se NASA ka zbuluar një planet të tërë, të mbuluar me kanabis, apo, sikur që jemi mësuar më shpesh të themi, me marihuanë. Planeti tanimë ka filluar që të quhet "Planet Pot" (pot, në zhargonin anglisht qëndron për drogën).

Ky lajm me gjasë është i rremë, meqë po të kishte kanabis, do të kishte edhe jetë, edhe bimë dhe krijesa të tjera, kështu që lajmi do të ishte se u zbulua një planet me jetë, e jo me kanabis. Sido që të jetë, planeti me emrin e koduar X637z-43, lëre më që qenka i banueshëm, apo thënë më mirë, miqësor për jetën, por qenka edhe miqësor në aspektin e marihuanës, ku siç dihet, përdoruesit e saj, pasi ta konsumojnë, gjëja më e shpeshtë që bëjnë, ngrehin dy gishta lart dhe thonë: Paqe.

(Kosova Sot Online)