Parashikimet rreth fundit të botës

  • A.P /
  • 29 July 2021 - 13:53
Parashikimet rreth fundit të botës

Super vullkanet

A e keni ditur se ekziston një super vullkan i fjetur në Parkun kombëtar amerikan "Yellowstone"? Dy milionë vjet më parë, ai ka shpërthyer. Rezultat i shpërthimit të tij ishin 2500 km kub pluhur dhe hi, si dhe një qiell i errësuar, i cili qëndroi ashtu për një kohë të gjatë. Lajmi i frikshëm është se shpërthimi i radhës i këtij vullkani mund të ndodhë në çdo moment. Mjaftojnë dy shpërthime të përafërta të këtij vullkani, që të marrë fund bota ashtu si e njohim. 

 

Shpërthimet në Diell

A ju kujtohen ato vijat e verdha, si flakë, të cilat i shihni nëse e shikoni Diellin për një kohë të gjatë? Ato janë shpërthimet e Diellit. Ju do të thoni se Dielli është larg dhe ngjarjet në të nuk ndikojnë te ne, por gaboheni. Shpërthimet, apo stuhitë e Diellit ndodhin papritmas dhe nuk ka mënyrë sesi të mbrohemi nga to. Stuhitë diellore të vitit 1859 ishin mjaft të forta, sa që të shkaktonin djegien e telave të telegrafit. Sot, humbjet do të ishin shumë më të mëdha. 

Përplasja e asteroideve

Janë të panumërta asteroidet të cilat për pak nuk e kanë goditur Tokën. Por, ligji i probabilitetit thotë se, herët a vonë, Toka do të goditet nga një asteroid mjaft i madh, i cili do të rrezikojë ta shkatërrojë dhe ta zhdukë tërë racën njerëzore. Ndoshta ju duket se kjo është e pamundur, bile ideja se jeta në Tokë mund të shkatërrohet nga një asteroid ju bën të qeshni, por nuk do të donim që buzëqeshja t'ju ngrihej në buzë. 

(Kosova Sot Online)