Moduli rus hedh aksidentalisht raketa, destabilizohet Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

  • E.K /
  • 30 korrik 2021 - 08:45
 Moduli rus hedh aksidentalisht raketa, destabilizohet Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është destabilizuar për pak kohë, pasi një modul rus papritmas filloi të hidhte raketa, thonë zyrtarët.

“Ekipet e kontrollimit të misionit e përmirësuan veprimin dhe të gjitha sistemet janë duke operuar normalisht”, tha agjencia amerikane e hapësirës, NASA.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë thanë se shtatë anëtarët e ekuipazhit brenda stacionit hapësinor në asnjë moment nuk kanë qenë të rrezikuar, shkruan BBC.

Incidenti ndodhi disa orë pasi moduli “Nauka” arriti të enjten në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, pas një fluturimi 8-ditor.

NASA njoftoi se moduli filloi të hidhte raketa pa dashje dhe papritmas në orën 12 e 45 sipas zonës kohore të lindjes së ShBA-së, duke e zhvendosur stacionin për 45 shkallë nga pozicioni i tij.

Komunikimi me ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës u humb për disa minuta gjatë incidentit. Sidoqoftë, raportohet se ata nuk e kanë vërejtur lëvizjen, sepse objekti është zhvendosur ngadalë – për gjysmë grade në sekondë.

Incidenti i detyroi NASA-n dhe kompaninë “Boeing” që ta shtyjnë testimin e një anije kozmike nga 30 korriku të paktën deri më 3 gusht.

(Kosova Sot Online)