NASA me një lajm të mirë dhe një të keq?

  • A.P /
  • 03 August 2021 - 14:04
NASA me një lajm të mirë dhe një të keq?

NASA ka publikuar se Asteroidi 86666 do të kalojë afër Tokës gjatë 48 orëve të ardhshme edhe pse, disa ditë më parë, kishte thënë se nuk ka asteroidë apo kometa afër Tokës. Derisa disa ekspertë thonë se ky asteroid do të ndeshet me Tokën dhe kjo ndeshje do të jetë fatale, NASA sikur mundohet që ta injorojë këtë lajm, duke dhënë në të njëjtën kohë lajmin se Plutoni ka atmosferë të kaltër dhe ka ujë.

Sa i përket asteroidit, ai ka një diametër prej rreth 1 milje dhe, po të ndeshet me Tokën, mund të sjellë pasoja katastrofale. Asteroidi në fjalë aktualisht është duke lëvizur nëpër hapësirë me një shpejtësi prej 40,000 miljesh në orë (64.373 km/h). NASA ka publikuar një projeksion të animuar të rrugës së këtij asteroidi, gjë që mund të shihet në ueb sajtin e saj. Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që NASA akuzohet për censurim të informatave. 


(Kosova Sot Online)