Eksploruesi incizon sytë e një fantazme në një spital psikiatrik?

  • A.P /
  • 27 August 2021 - 13:50
Eksploruesi incizon sytë e një fantazme në një spital psikiatrik?

Një hulumtues urban pretendon që ka incizuar një fantazmë me kamerë, pasi ka vërejtur diçka të çuditshme, për të cilën beson që janë një palë sy vezullues, që e shikojnë atë nga brendësia e një spitali të braktisur psikiatrik.

Ai e kishte vërejtur këtë anomali, pasi ishte kthyer në shtëpi dhe kishte filluar t'i shikonte incizimet që i kishte bërë në Spitalin Shtetëror në Masaçusets. Hulumtuesi i dukurive paranormale, i cili e ka postuar videon në 'YouTube', ka incizuar çdo moment, që prej futjes në spital deri te dalja dhe ka thënë që në momentin kur po eksploronte, ai nuk kishte vërejtur asgjë të çuditshme


(Kosova Sot Online)