Shkurte Fejza&Hajrush Behluli festojnë 37 vjetorin e martesës

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 20:12
Shkurte Fejza&Hajrush Behluli festojnë 37 vjetorin e martesës

Këngëtarja e cila ka bërë epokë në muzikën popullore shqiptare, pamëdyshje është Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Sot në shtëpinë e Hajrushit dhe Shkurtes ka festë, pasi ata festojnë  37 vjetorin e martesës.

Me këtë rast nuk ka munguar as urimi i vajzës së tyre, këngëtares së njohur Gresa Behluli...

Urime 37 vjetori i martesës Hajrush Behluli & Shkurte Fejza 
Jeni frymëzim i një çifti perfekt një dashuri pa kushte
Festofshi 100 vite së bashku, ka shkruar Gresa.


E vlerësuar me çmimet më të larta nga institucionet e trojeve shqiptare, me shumë albume e qindra koncerte. Shkurte Fejza, vazhdon të jetë shumë aktive në skenë me projekte muzikore dhe tejet e pëlqyer nga publiku shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Image


(Kosova Sot Online)