Objekti shkëlqyes në qiell

  • A.P /
  • 01 September 2021 - 13:50
Objekti shkëlqyes në qiell

Njerëzit në Kalgari kanë vërejtur diçka të çuditshme në qiell të martën e kaluar. Disa njerëz e përshkruan atë si "objekt djegieje" duke rënë teposhtë. "Ai ishte duke rënë dhe copat e tij binin gjithandej, duke shkëlqyer", shkruan yycjabs në "Reddit". Ky njeri tregon se ka pasur edhe shpërthime.

"Gruaja mendonte se ishin duke na sulmuar me armë bërthamore". Disa njerëz të tjerë mendonin se ishte ndonjë balon meteorologjik, i cili digjej duke rënë poshtë. Astronomi Phil Plait mendonte se bëhej fjalë për tymin e lënë prapa nga ndonjë avion. Gazetarët kanë pyetur ekspertët nga "Environment Canada" dhe Shoqata astronomike mbretërore e Kanadasë, për ta dhënë ndonjë shpjegim për këtë, por ata nuk kanë dhënë asnjë shpjegim. 

(Kosova Sot Online)