Lexoni edhe:
Komentuesja mendon se nuk u vaksinua/Ky është reagimi i Mihrije Brahes
Një banor i shtetit amerikan Tenesi, nga vendi Silerton, thotë të jetë ndjekur nga dy UFO, derisa si celulari, po ashtu edhe radioja e veturës së tij, në ato momente kishin pushuar së funksionuari. Kjo kishte ngjarë në orën 6:15 të paradites së 27 janarit të vitit 2015. Në fakt, ai rreth orës 5 të mëngjesit kishte dëgjuar zhurmën e një helikopteri, derisa ishte ndalur në një semafor. Ai thotë se, meqë ishte i ndalur, kishte kërkuar me sy në qiell që ta shihte helikopterin, por nuk kishte parë gjë.
Komentuesja mendon se nuk u vaksinua/Ky është reagimi i Mihrije BrahesLexoni edhe:
Por, pasi që ishte nisur me veturë dhe kishte bërë një copë rrugë, ai kishte parë disa helikopterë afër një hekurudhe. Ata ishin helikopterë ushtarakë. Kur, në orën 6:15 ai kishte vërejtur diçka të jashtëzakonshme në qiell - dy yje në qiell, më të ndritshëm se Venera, që udhëtonin në grup. Ai ishte ndalur dhe, meqë terreni ishte i haptë, ua kishte bërë objekteve me drita, duke menduar se ishin avionë në rrezik. Më pas, edhe ata i ishin përgjigjur me sinjale të dritës. Atë e kishte kapluar paniku dhe kishte ikur, duke parë për një kohë të gjatë UFO-t duke e ndjekur pas.
(Kosova Sot Online)