Një asteroid i madh do të kalojë shumë afër Tokës

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 14:28
Një asteroid i madh do të kalojë shumë afër Tokës

Një asteroid me diametër prej gjysmë kilometri do të na vizitojë më 26 janar, e atë më së miri do të mund ta shohin të interesuarit nga Amerika, Evropa dhe Afrika. Asteroidi do të fluturojë aq afër Tokës, sa që do të mund të shihet edhe me dylbi.

Edhe pse largësia më e afërt midis asteroidit 2004 BL86 dhe planetit tonë do të jetë 1,2 milionë kilometra, gjë që është përafërsisht sa tri herë distanca midis Tokës dhe Hënës, për rrethanat hapësinore një distancë e tillë konsiderohet e vogël. Ia vlen që ky asteroid të studiohet, meqë asteroidi tjetër, me madhësi të ngjashme, me emrin 1999 AN10, do t'i afrohet Tokës aq afër vetëm pas 12 vitesh. Sipas një eksperti, asteroidet janë interesante, meqë në të ardhmen do të mund të bëhen burime të vlefshme të mineraleve dhe pasurive të tjera. Sido që të jetë, asteroidi në fjalë do të na vizitojë herën tjetër vetëm pas 200 vjetësh.

(Kosova Sot Online)