“Fluturon, fluturon…pica”: Astronautët tregojnë si i përgatisin picat në hapësirë

  • E.K /
  • 10 September 2021 - 15:32
 “Fluturon, fluturon…pica”: Astronautët tregojnë si i përgatisin picat në hapësirë

Një grup i astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës vendosën që të përgatisin pica dhe procesi dallon “dukshëm” nga përgatitja e këtij ushqimi në Tokë – atje, picat “fluturojnë”.

Astronauti francez, Thomas Pesquet, i publikoi pamjet ku ai dhe kolegët shihen duke përgatitur dhe duke ngrënë pica, të cilat, po nuk i mbajte me dorë, qëndrojnë pezull si balona.

Në video shihet se si astronautët detyrohen që t’i mbajnë fort përbërësit dhe t’i bashkojnë ata në mënyrë që të arrihet përgatitja e ushqimit si duhet.

Pamjet u bënë shumë të popullarizuara në internet. Ato i publikoi edhe agjencia e njohur e lajmeve, Reuters,

https://fb.watch/7X5WVABTJY/

(Kosova Sot Online)