Koreja Veriore thotë se ka hedhur raketë të re hipersonike

  • G.G /
  • 29 September 2021 - 09:21
Koreja Veriore thotë se ka hedhur raketë të re hipersonike

Koreja Veriore ka pretenduar se ka testuar me sukses një raketë të re hipersonike, të quajtur “Hwasong-8”.

Mediet shtetërore thanë se raketa e re është një nga pesë sistemet më të rëndësishme të armëve në planin 5-vjeçar për zhvillim ushtarak, shkruan BBC.

Ato e cilësuan raketën “armë strategjike”, që zakonisht nënkupton se raketa ka kapacitete bërthamore. Lëshimi i së martës është një shenjë tjetër për rritjen e teknologjisë së armëve të shtetit komunist në kohën e sanksioneve të rrepta.

Ky është testimi i tretë i raketave që po bën Koreja Veriore vetëm në muajin shtator. Shteti tashmë ka testuar një lloj të ri të raketës së kontrolluar dhe një sistem për hedhje raketash nga treni.

Lideri shtetëror, Kim Jong-un, tha: “Vendi është duke e ndërtuar mbrojtjen tonë kombëtare me qëllim që ta mbrojmë veten dhe t’i garantojmë në mënyrë të besueshme sigurinë dhe paqen e vendit.”

Çfarë janë raketat hipersonike?

Raketat hipersonike janë shumë më të shpejta dhe më të shkathëta se raketat e zakonshme, duke i bërë më të vështira për t’u ndalur nga sistemet anti-raketore.

(Kosova Sot Online)