Situata në veri është produkt i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe

Situata në veri është produkt i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe
Situata në veri është produkt i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe

Dr. Hysni Aliu

  • 28 September 2021 - 07:48

Shkruan: ANALISTI- Dr. Hysni Aliu

Nënshkrimi i marrëveshjes për asociacionin e komunave serbe, nga ish kryeministri dhe ish kryetari i Kosovës, ku me 22 nene u shkel kushtetuta e vendit, ishte tradhtia më e madhe që ju bë shtetit të Kosovës, tradhti për të cilën herët a vonë duhet të japin përgjegjësi para shtetit të Kosovës këta njerëz. Pikërisht këta njerëz, u bënë bashkëpunëtorë të strukturave kriminale në veri, duke hapur bitcoina, e duke mbajtur makineri elektrike në veri ku rryma nuk paguhet dhe si rrjedhojë duke fituar milionat. Atje u bënë tregti milionëshe plotësisht të paligjshme nga të cilat fituan ata që gërryenin shtetin tonë.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Serbia ka okupuar Veriun e Kosovës, ndërsa në mënyrë indirekte ka mbajtur lidhur këmbësh e duarsh tërë Kosovën, si nëpërmjet bisedimeve në Bruksel e po ashtu duke mbajtur në pushtet njerëzit që shtetin e Kosovës e shfrytëzonin për tu pasuruar, ashtu siç bën edhe menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Marrëveshjet e Brukselit, kanë qenë një iluzion i evropianëve të udhëhequr nga Merkel, e cila besonte verbërisht që modeli gjermano gjerman është adekuat për Kosovën e Serbinë, duke harruar tërësisht që dy Gjermanit kanë qenë shtete gjermane dhe qëllimi i tyre ka qenë bashkimi përfundimtar, ndërsa Kosova dhe Serbia kanë një strukture krejt tjetër të popullatës dhe qëllimi i Kosovës është pavarësimi e jo bashkimi me Serbinë.

Strukturat paralele në veri të Kosovës, por edhe gjithandej në Kosovë, që u toleruan nga regjimet e mëhershme, ishin lejimi i një kanceri që të metastazoj dhe kështu ta rrezikoj tërë funksionimin e shtetit. Këto struktura që sipas marrëveshjeve të Brukselit do duhet të shuheshin, jo që nuk u shuan, por u veshën me uniforma të Kosovës, duke shkaktuar një imazh iluzionist për atë që verbërisht besonin që me Serbinë do bëjnë marrëveshje për pranimin e pavarësisë nga kjo e fundit. Ndërrimi i pushteteve në Kosovë, ishte një shkëputje e lidhjeve të Serbisë me Kosovën, dhe udhëheqësit e saj të deridjeshëm, që gjatë çdo rundi të dialogut në Bruksel dhuronin diçka nga sovraniteti i vendit të tyre.

Së fundmi, ata deshën të bëjnë pazare të një niveli që rrezikonte Evropën e si rrjedhojë e dërguan veten në Hagë. Nënshkrimi i marrëveshjes për asociacionin e komunave serbe, nga ish kryeministri dhe ish kryetari i Kosovës, ku me 22 nene u shkel kushtetuta e vendit, ishte tradhtia më e madhe që ju bë shtetit të Kosovës, tradhti për të cilën herët a vonë duhet të japin përgjegjësi para shtetit të Kosovës këta njerëz. Pikërisht këta njerëz, u bënë bashkëpunëtorë të strukturave kriminale në veri, duke hapur bitcoina, e duke mbajtur makineri elektrike në veri ku rryma nuk paguhet dhe si rrjedhojë duke fituar milionat. Atje u bënë tregti milionëshe plotësisht të paligjshme nga të cilat fituan ata që gërryenin shtetin tonë.

Vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës, për të vendosur ligjshmërinë edhe në veri, natyrisht që prek strukturat kriminale, sepse e dinë që dalëngadalë po ju mbyllen qeshmet prej nga burojnë milionat, por është edhe thyerje e krenarisë së presidentit serb Vuçiq, i cili po sillet si një mbret i Ballkanit, ku sulmon fqinjët herë verbalisht, herë nëpërmes satelitëve të vetë në shtetet fqinjë si Bosnjë e Mal të Zi e Kosovë, e herë nëpërmes peshkopëve serb e herë duke ua treguar forcën ushtarake në afërsi të kufijve të shteteve sovrane fqinjë.

Hezitimi i gjatë i bashkësisë ndërkombëtare për të folur dhe vepruar me gjuhën e njëjtë sikurse armiku i tyre Serbia, i ka kushtuar dhe do i kushtoj shumë Ballkanit. Serbia është në raport me perëndimin, një Iran për Ballkanin. Po e bëj këtë krahasim, sepse ashtu sikurse Irani thotë që Izraeli duhet të zhduket, në të njëjtën mënyrë edhe Serbia po të kishte mundësi do të zhdukte të gjitha shtetet tjera përreth e këtë e ka vërtetuar me gjenocidet dhe luftërat e fundit që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e deri në Kosovë. Ti lejosh Serbisë dhe serbëve në vendet fqinjë të formojnë asociacione komunash do të thotë njëjtë sikur ti lejosh Iranit bombën atomike të cilën do e shfrytëzonte për të zhdukur 6 milion njerëz.

Serbia, ashtu siç po bën në Bosnjë ku Republikën Serbe të cilën e formoj nëpërmes gjenocidit, po e shfrytëzon për shkatërrimin e këtij shteti, e Kishën ortodokse për shkatërrimin e Malit te Zi, në të njëjtën mënyrë do ta shfrytëzonte Asociacionin e komunave serbe për shkatërrimin nga brenda të shtetit të Kosovës. Pra, çdo gjë që i ofrohet Serbisë në këmbim të ndonjë marrëveshje, është një armë në duart e një shteti terrorist ashtu si do të ishte bomba atomike në duart e Iranit apo Koresë Veriore.

Kosova me vite ka jetuar si në kohën e LDK së dhe Dr. Ibrahim Rugovës( për të cilin kam shumë respekt, por që nuk ecte me kohën) ku policia serbe na rrihte, e ne u luteshim që të bëhet mirë, derisa doli në shesh UÇK ja e cila ndërroj gjërat në teren, e tani kemi një qeveri me një qasje të dinjitetshme ndaj Serbisë, qasje e cila natyrisht që do të qon në thyerje shpatash, dhe dhimbje, por qasje e domosdoshme nëse Kosova donë të jetë shtet i mirëfilltë. Kjo qasje do ta tregon fytyrën e vërtetë të Vuçiqit dhe shtetit Serb, i cili verbëroi tërë Evropën deri më sot.

Si popull, duhet të jemi të bashkuar brenda dhe jashtë Kosovës, në mënyrë që këtë sfide që do të vinte herët apo vonë nëse do të donim shtet, ta kalojmë me sukses dhe me sa më pak dhimbje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".