Afër Guantanamos gjendet një bazë aliene

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 17:05
Afër Guantanamos gjendet një bazë aliene

Një ish-pjesëtar i marinës amerikane thotë se afër burgut amerikan në Guantanamo janë parë disa UFO, në disa raste. Ato bile edhe janë xhiruar nga ushtria. Këto deklarata janë bërë nga një ish marins, i cili kishte shërbyer në Guantanamo gjatë viteve 1960. Ai thotë se, bashkë me kolegët, kishte parë UFO duke dalë nga ujëra e thella. Ky ishmarins tani për tani ka vendosur që të mbetet anonim.

Dëshmia e tij është regjistruar dhe publikuar nga "Mutual UFO Network" - MUFON, e cila është organizata më e madhe botërore e kërkimit të UFO-ve. Dëshmitari tregon se shefat ua kishin ndaluar rreptësisht që të tregonin se çka kishin parë. ai thotë se gati çdo natë UFO-t fluturonin mbi ta. Ishmarinsi thotë se UFO-t dukeshin mu sikur pjatat fluturuese që shihen nëpër filma. Ai shton se do të donte të kthehej atje, po të mundte, vetëm sa për të parë a paraqiten ende UFO-t, apo jo.

(Kosova Sot Online)