Astronautët kultivojnë speca djegës në hapësirë, më pas festojnë duke gatuar taco

  • E.K /
  • 04 November 2021 - 10:51
Astronautët kultivojnë speca djegës në hapësirë, më pas festojnë duke gatuar taco

NASA ka njoftuar se astronautët ishin në gjendje të gatuanin “tacos pikante hapësinore” pasi kultivuan me sukses specat djegës në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës festuan vjeljen e specave të parë djegës, të rritur në hapësirë.

Ekuipazhi provoi shijen e tyre, pasi fillimisht nisi eksperimentin e bimës në muajin korrik.

Plant Habitat-04 është një nga eksperimentet më komplekse të bimëve në laboratorin orbital deri më sot, sepse specave u duhet shumë më shumë kohë për t’u rritur se sa eksperimentet e mëparshme, të cilat përfshinin lloje të ndryshme sikurse lakër, lule dhe rrepka.

Pasi u rritën për katër muaj, specat u korrën të premten nga astronauti i NASA-s Mark Vande Hei.

(Kosova Sot Online)