Shkencëtarët kanë frikë se temperatura e Tokës do të rritet edhe më shumë

  • E.K /
  • 10 November 2021 - 13:32
Shkencëtarët kanë frikë se temperatura e Tokës do të rritet edhe më shumë

Negociatorët e 200 shteteve kanë nisur të konsultohen për tekstin final të deklaratës pas samitit të klimës, për të rënë dakord si ta mbrojnë planetin nga kriza klimatike që e pret në të ardhmen.

Samitit për klimën që po mbahet në Glasgou të Skocisë i vjen fundi pas gati dy javëve dhe 200 shtete të botës po punojnë tani për deklaratën finale.

Teksa pritet e premtja për deklaratën, ditën u publikua drafti përfundimtar nga agjencia e OKB-së për klimën.

Marrëveshja e Parisit në 2015-ën pati si objektiv mbajtjen e temperaturës globale nën 2 gradë Celsius krahasuar me periudhën para revolucionit industrial, ndërsa këtë herë shtetet apelohen që të ndalin gradualisht prodhimin e qymyrit dhe gazit, dhe të mos i subvencionojnë, raporton oranews.

Shkencëtarët parashikojnë që caku i temperaturës së Tokës mund të kalojë pragun 2 gradë Celsius nga vitet 1800 që merren si bazë analize, dhe kjo ka për t’u përjetuar me katastrofa, valë të nxehti, përmbytje, thatësira dhe me rritjen e nivelit të detit në të ardhmen.

Për ta limituar ngrohjen globale, të gjitha shteteve u kërkohet të ulin me 45 për qind nivelin e dioksidit të karbonit që lëshohet në atmosferë, dhe që vlera të arrijë afër zeros në gjysmën e shekullit.

Sektori i transportit kontribuon 24 për qind të vlerës së ndotjes globale dhe palët në samit pritet të angazhohen për alternativa më të gjelbra transporti.

Të gjithë duhet të lëmë dallimet dhe të bëhemi bashkë për të mirën e planetit dhe popujve tanë, apeloi kryeministri britanik, Boris Jonson, para-vizitës së fundit në Glasgou për samitin e klimën./

(Kosova Sot Online)