Gjendet unaza antike me simbolin e Jezusit

  • A.P /
  • 23 December 2021 - 14:45
Gjendet unaza antike me simbolin e Jezusit

Një unazë ari e epokës romake që mban një imazh të përdorur nga të krishterët e hershëm për të simbolizuar Jezusin është gjetur nga arkeologët në brigjet e Izraelit. Autoriteti i Antikiteteve tha se unaza kishte një gur të çmuar jeshil të gdhendur me figurën e një djali bari që mbante një dele mbi supet e tij.

Në Bibël, Jezusi përshkruhet si “Bariu i Mirë”. Unaza u gjet midis një numri artefaktesh të zbuluara në dy anije të mbytura pranë portit antik të Cezaresë, një vend me rëndësi të madhe në traditën e krishterë pasi ishte një nga qendrat më të hershme të krishterimit dhe strehonte një nga komunitetet e para të krishtera.

Artefaktet e gjetura përfshijnë qindra monedha romake argjendi dhe bronzi nga mesi i shekullit të 3-të dhe një grumbull i madh monedhash argjendi nga fillimi i shekullit të 14-të, gjatë periudhës Mamluk. “Anijet ndoshta ishin ankoruar aty pranë dhe u shkatërruan nga një stuhi,” tha Jacob Sharvit.


(Kosova Sot Online)