Fundi i një epoke, NASA fillon të fikë Voyager

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 12:55
Fundi i një epoke, NASA fillon të fikë Voyager

NASA ka filluar të fikë sistemet e anijes kozmike Voyager, duke sinjalizuar fillimin e fundit të rrugëtimit 50-vjeçar.

Voyager 1 dhe Voyager 2, u nisën në vitin 1977 dhe udhëtuan nëpër hapësirën ndëryjore deri në skajin e sistemit diellor, duke i dhënë njerëzimit pamjen e tij më të afërt në hënat e Jupiterit dhe Saturnit.

Megjithatë, tani NASA duhet të fillojë të kufizojë proceset e Voyagers në mënyrë që t’i mbajë ato në funksion deri në vitin 2030.

Tashmë kanë kaluar më shumë se 44 vite, thotë Ralph McNutt, një fizikant në Laboratorin e Fizikës së Aplikuar të Universitetit Johns Hopkins, për Scientific American.

Anija e parë Voyager ka katër instrumente funksionale të mbetura, ndërsa Voyager 2 ka pesë, në vitin 2019, inxhinierëve iu desh të fiknin ngrohësin për detektorin e rrezeve kozmike, një pjesë kyçe e pajisjes për zbulimin kur Voyager 2 doli nga heliosfera.

Instrumentet përfundimtare që NASA do të çaktivizojë ka të ngjarë të jenë magnetometri dhe instrumenti shkencor i plazmës, të cilat gjenden në trupin e anijes kozmike.

Të dy anijet mbeten aq larg nga Toka saqë një sinjal radioje i duhen pothuajse 22 orë për të arritur në Voyager 1 dhe pak më shumë se 18 për Voyager 2  edhe kur udhëton me shpejtësinë e dritës. Megjithatë, dobia e anijes i ka tejkaluar shumë pritshmëritë e astronomëve.

(Kosova Sot Online)