Deri në 9 orë bllokim trafiku në shkretëtirën e Nevadës

  • A.P /
  • 08 September 2022 - 14:40
Deri në 9 orë bllokim trafiku në shkretëtirën e Nevadës

Festivali Burning Man në shkretëtirën e Nevadës u zhvillua sërish pas tre vitesh. Rreth 80,000 njerëz festuan për një javë. Fundi i festivalit krijoi një tollovi të paparë në komunikacio.

Kolonat bënë që veturat të presin deri në 9 orë. Festivali u zhvillua për herë të parë 36 vjet më parë, atëherë në një plazh në San Francisko.

Ajo u themelua nga një grup artistësh. Ngjarja zgjat tetë ditë, zhvillohet nga e diela e fundit e gushtit deri të hënën e parë të shtatorit.

Disa vizitorëve madje iu desh të prisnin dymbëdhjetë orë para se të dilnin nga vendi i festivalit.


(Kosova Sot Online)