A është zbuluar një antenë jashtëtokësorësh në Hënë?

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 09:57
A është zbuluar një antenë jashtëtokësorësh në Hënë?

Një ndjekës i dukurive paranormale, që më shumë është i fokusuar në hulumtimin e jetës së jashtëtokësorëve, pretendon ta ketë zbuluar një objekt misterioz në sipërfaqen e Hënës. Mark Sawalha, që është me bazë në Finlandë, ka vërejtur një 'objekt të çuditshëm' në njërën prej fotografive të realizuara në sipërfaqen e Hënës, që është publikuar nga NASA.

Ai pretendon që në fotografi shihet një 'antenë jashtëtokësorësh' në një bazë të këtyre krijesave në hënë. "Jashtëtokësorët po i përdorin mineralet e Hënës dhe kanë krijuar edhe bazat e tyre në sipërfaqe të saj. Shumë të tjerë e mbështesin këtë teori", ka thënë ai, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” Ndonëse nuk ka arritur të shpjegojë se në çka i bazon gjetjet e tij, ai Sawalha ka thënë se NASA ka prova të tjera, mirëpo heziton t'i publikojë. 

(Kosova Sot Online)