Sabri Fejzullahu për Adelina Ismailin: Ikona e zemrave tona

  • A.P /
  • 02 December 2022 - 19:32
Sabri Fejzullahu për Adelina Ismailin: Ikona e zemrave tona

Dy ikonat e estradës shqiptare që tash e sa dekada i kanë falur muzikës shqipe qindra hite, padyshim se janë yjet e muzikës Sabri Fejzullahu dhe Adelina Ismaili, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pas një kohe ata sot janë ritakuar në Prishtinën e bukur.
Si dy miqë të mirë që janë, ata përherë kanë diçka për t'i thënë njëri-tjetrit.


"Mu gzu zemra që të takova sot.U rrite me mua, Ikona e zemrave tona", ka shkruar Fejzullahu në foton e postuar me diven e muzikës shqipe Adelina Ismaili.

Image

Derisa diva Adelina për yllin e muzikës Sabri Fejzullahu ka shkruar...

"Sa herë të shoh, rritem. Ti, idhulli im që ma dhe magjinë e bukur të shpirtit tand që nga kanga ime e parë e deri sot. Ti që ja ke rrit bukurinë edhe vendit tim. Veq ti mund t’jesh çdo ditë ma i madh se dje. Lum që të kam".

Kujtojmë se vite më parë bashkëpunimet e tyre në muzikë thyen rekorde dëgjueshmërie nga audienca shqiptare.

Image

(Kosova Sot Online)