Zbulohet në Mars një zonë e madhe vullkanike

  • A.P /
  • 06 December 2022 - 14:17
Zbulohet në Mars një zonë e madhe vullkanike

Marsi, i njohur gjithashtu si Planeti i Kuq, është më i largët nga Dielli nga katër planetët shkëmborë në sistemin diellor dhe i dyti më afër Tokës.

Është një planet tokësor me një atmosferë të hollë të dioksidit të karbonit dhe ka dy satelitë të vegjël me formë të çrregullt, Phobos dhe Deimos. Aktualisht, është një planet i thatë, shkëmbor, jomikpritës dhe i ftohtë.

 

Pavarësisht nga fakti se pjesa më e madhe e aktivitetit vullkanik dhe tektonik të Marsit ka ndodhur gjatë 1.5 miliardë viteve të tij të para, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, një studim i ri i publikuar nga Nature dhe i udhëhequr nga Universiteti i Arizonës ka identifikuar atë që konsiderohet si një shtëllungë aktive e mantelit me diametër 4000 kilometra.
Kjo do të gjendej nën Elysium Planitia, në veri të planetit, i cili e shtyn koren lart dhe sjell magmën e nxehtë në sipërfaqe.

Studimi gjithashtu thekson se Marsi bëhet planeti i tretë i njohur në sistemin e brendshëm diellor me vullkanizëm aktiv, së bashku me Tokën dhe Venusin.

(Kosova Sot Online)