Struktura e çuditshme nuk është ndërtuar nga jashtëtokësorët

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 14:47
Struktura e çuditshme nuk është ndërtuar nga jashtëtokësorët

Astronomët kanë kërkuar përgjigje në lidhje me shkaktarët e disa dritave përreth yllit të njohur si 'KIC 8462852'. Teoritë kanë qenë nga më të ndryshme, duke filluar nga megastruktura e ndërtuar nga jashtëtokësorët deri tek ekzistenca e disa planetëve me forma të ndryshme, që silleshin rreth yllit në fjalë.

 

Pas kthimit të satelitëve në drejtim të 'strukturës' së pazakontë, që gjendet 1.480 vit-drite larg Tokës, ekspertët e kanë përjashtuar mundësinë e teorisë së jashtëtokësorëve, duke ardhur në përfundim që me shumë gjasë ky është një fenomen natyror, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Megjithatë, ata ende nuk e kanë shpjeguar shkaktarin e këtij fenomeni.

Struktura misterioze ishte vërejtur nga hulumtuesit nga Universiteti i Jejllit, të udhëhequr nga Tabetha Boyajian. 

(Kosova Sot Online)