Ja cilat gjallesa ndodhen në Tokë prej 550 milionë vitesh

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 11:04
Ja cilat gjallesa ndodhen në Tokë prej 550 milionë vitesh

Një grup “fosilesh” që gjallojnë në planetin tonë prej 550 milionë vitesh janë pikasur nga një turist që po eksploronte formacion shkëmbor historik në Arizona.

Një grup Triopësh prehistorikë – lloj karkaleci që mendohet se ka jetuar përkrah dinosaurëve – u kap në video teksa notonte në një pellg uji në “The Wave”.

 

Adar Leibovich, 29 vjeç, ishte duke vizituar formacionin shkëmbor kur pa disa krijesa të çuditshme me tre sy në një pellg.

“Isha shumë i hutuar pse isha në mes të shkretëtirës dhe në pellg kishte krijesa të gjalla, si mund të ndodhte kjo”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"., shprehej inxhinieri kompjuterik krahas videos së shpërndarë në Instagram.

“Vezët e tyre mund të lihen vetëm për vite dhe sapo uji t’i prekë, ato aktivizohet dhe krijohet jeta.”

Emërtuar sipas termit grek për “tre sy”, Triops kanë dy sy të mëdhenj dhe një “sy të thjeshtë” në mes me fotoreceptorë që mund të dedektojnë dritën.

(Kosova Sot Online)