Praktikat astronomike gjatë mezolitit

  • A.P /
  • 16 January 2023 - 14:36
Praktikat astronomike gjatë mezolitit

Arkeologët kanë zbuluar dëshmi të praktikës së ritualeve dhe të praktikave të mundshme astronomike në Pomeraninë perëndimore, që nga periudha mezolitike, të paktën 9000 vjet më parë. Ky zbulim është bërë në Pomerani, Poloni.

 

Ky vend i bë i famshëm më herët, kur kërkuesit shkencorë zbuluan një fragment të meteorit, bashkë me një grup të madh të objekteve sakrale, duke përfshirë edhe një amulet dhe disa artefakte të tjera. Marrë në përgjithësi, koleksioni i objekteve bëri shkencëtarët të besonin se në atë vend banorët antikë ishin të përfshirë në njëfarë forme të ritualeve, apo ceremonive, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ata kanë gjetur edhe drunj të ngulitur në tokë në një formacion që ngjanë shumë me yjësinë e quajtur Arusha e madhe (Ursa Major). Kjo d.m.th. se “shamanët” kanë luajtur një rol të rëndësishëm në komunitetet mezolite, duke zhvilluar një interesim për misteret e qiellit.

(Kosova Sot Online)